Barometri| Mavros: Rama ka imazh të lodhur, por mbetet i aftë për të qeverisur
Në emisionin “Barometri” këtë të mërkurë, një nga pikat e sondazheve të realizuara është edhe rënia e pëlqyeshmërisë ndaj kryeministrit Edi Rama, një rënie me 50%.
Më pas u diskutua më gjerësisht sesi ka lëvizur kryeministri Rama në përceptimin e qytetarëve si politikani më i preferuar për kryeministër, krahasuar me Sali Berishën, si parti dhe si lider.
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros, foli mbi të dhënat e sondazhit të “Barometrit” në Euronews Albania, ku sipas tij, nëse nisemi nga pyetja se a po shkojnë gjërat në Shqipëri në drejtimin e duhur apo të gabuar, Mavros e sheh në një përqindje 50 me 50%.
“Nëse fokusohemi tek pyetja nëse gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimin e duhur, kuptojmë se qëndron në një përqindje prej 45.4% dhe në drejtimin e gabuar, prej 40.8%. Gati 50 me 50%, e ndarë si me thikë lidhur me drejtimin e duhur apo të gabuar.
Analogjitë tregojnë diçka jo për fituesin, por që Rama është i lodhur. Gjithsesi atij nuk mund t’i hiqet e drejta e tij për pushtetin. Që nga fillimi i sondazhit pothuajse e kemi ditur se kush mund të jetë fituesi.
Nga analiza e Mavros kuptojmë se në këndvështrimin e tij, kryeministri Edi Rama shfaq një imazh të lodhur sa i përket rënies së pëlqyeshmërisë së tij, por kjo nuk bën që njëkohësisht të ulet dhe aftësia që ka për të qeverisur.
“Rama ka një imazh të lodhur. Nga sondazhet shohim se imazhi i tij pozitiv ulet me afro 10 pikë, por aftësinë për të qeverisur e ka në nivel të qëndrueshëm. Më pas kemi Sali Berishën me të cilin sjell disa memorie të së kaluarës, por nuk duket që të jetë udhëheqësi i duhur që të tregojë aftësi qeverisëse në ditën e sotme që ka një të ardhme teknologjie, moderne dhe digjitale.
Kjo është pamja e sondazhit. Rama mund të zgjidhet për të katërtën herë kryeministër.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës