Babai vret vajzën 15-vjeçare në Prizren
Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka goditur me thike njërën nga vajzat e tij, e me pas ka sulmuar me thikë gruan dhe vajzën tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.
“Dyshohet se babai ka lënduar me thikë dy vajzat e tij, një 15 vjeçare e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe 10 vjeçare e cila ndodhet në QKUK në gjendje të rendë. I dyshuari tashmë është arrestuar”, tha Bytyçi.
Zëdhënësi i Policisë tha gjithashtu se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës