Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura të kërkojnë azil

6 Maj 2025 | 12:25

Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin, tha një zyrtar qeveritar.

Ky hap vjen pasi Partia Laburiste e kryeministrit Keir Starmer u ndëshkua në zgjedhjet lokale në Angli javën e kaluar nga votues të zemëruar për çështje si migracioni i paligjshëm.

Qeveria pritet të publikojë javën e ardhshme një dokument politik, i njohur si “libri i bardhë”, që do të paraqesë planin se si synon të ulë migracionin neto, i cili arriti 728,000 persona në viti deri në qershor të vitit të kaluar.

“Libri i bardhë për migracionin që po përgatisim do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për të rivendosur rregull në sistemin tonë të thyer të imigracionit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme raporton Reuters.

Nivelet e larta të migracionit legal kanë dominuar prej kohësh debatin politik në Britani dhe ishin një nga shtysat kryesore për referendumin e Brexit-it në vitin 2016.

Nga 108.000 persona që kërkuan azil në Britani vitin e kaluar, 16.000 kishin viza studentore, tregojnë të dhënat qeveritare. Qeveria nuk jep një ndarje sipas kombësive të atyre që kishin viza studentore dhe që më pas kërkuan azil.

Por qeveria tha se personat nga Pakistani, Nigeria dhe Shri Lanka janë më të prirur të kërkojnë azil në Britani pasi mbërrijnë me vizë pune, studentore apo vizitori.

Pas rezultateve të dobëta të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale javën e kaluar, disa deputetë laburistë i bënë thirrje qeverisë të marrë një qasje më vendimtare për çështje si ulja e migracionit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026