Rama në Kavajë: Shqiptarët e dinë që jemi në drejtimin e duhur, ekonomia do jetë…

6 Maj 2025 | 17:47

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me qytetarë të Kavajës. Mes shumë çështjesh për tu diskutuar, ai bëri thirrje se pavarësisht bindjeve politike, qytetarët ti bashkohen Partisë Socialiste me qëllim anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sot nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim që e bën këtë qytet më tërheqës dhe mesdhetar, europian që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe PS për Kavajën. Po shifja këtu që pllakat janë zëvendësuar me beton. Nuk jemi ne këta. Nuk i bëjmë ne këto. Jemi këtu për të folur për 11 majin dhe zgjedhje kombëtare.

Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është e domosdoshme të bëjmë të gjitha përpjekjet që çdo shqiptar, çdokush që ka të drejtën e votës edhe pse akoma mund të jetë krejt në anën tjetër, të bindet që në 11 maj duhet të na bashkohet”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se tanimë shumica e shqiptarëve e dinë shumë mirë që vendi po shkon në drejtimin e duhur, ekonomia po përmirësohet vijimësisht dhe do të jetë më mirë në vitet në vijim.

“E dinë shumë mirë që e gjitha kjo ka ardhur nga mbështetja për PS-në dhe të gjitha ato që presim dhe duam do të vijnë duke u mbështetur te njeri-tjetri, në PS”, shtoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026

Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca

Krahas përplasjeve fizike dhe tensioneve, situata para Parlamentit ka regjistruar edhe momente paniku për një protestues. Një prej protestuesve nuk është ndier mirë dhe i...
11:50 | 23/07/2026