Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Kina nuk ka hyrë në negociata tregtare me SHBA-në

6 Maj 2025 | 20:31

Kina nuk ka hyrë në negociata tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha sot Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant.

“Ne nuk kemi filluar ende negociatat me Kinën “, tha Bessant gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Bessent tha se marrëveshjet shumëpalëshe tregtare janë ende të mundshme nëse vendet mund të bien dakord për një strukturë të përbashkët doganore, megjithëse përpjekjet aktuale janë përqendruar në negociatat dypalëshe.

Ai theksoi se shumica e marrëveshjeve me partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të arrihen deri në fund të vitit.

“Rreth 97 ose 98 përqind e deficitit tonë tregtar është me 15 vende. Do të habitem nëse nuk arrijmë më shumë se 80 ose 90 përqind të marrëveshjes deri në fund të vitit, dhe ndoshta shumë më shpejt”, u tha Bessant anëtarëve të Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve, sipas NBC News.

Sipas fjalëve të tij, SHBA-të ndoshta mund të konfirmojnë që këtë javë përfundimin e marrëveshjeve tregtare me disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë.

“Ata na ofruan propozime shumë të mira, por ne ende nuk kemi filluar negociatat me Kinën”, tha Bessant dhe përsëriti se SHBA-të kanë 18 partnerë tregtarë shumë të rëndësishëm dhe administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump po negocion aktualisht me 17 partnerë nga ai grup.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të...
18:12 | 28/07/2026

Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare

Platforma X e Elon Musk po hyn zyrtarisht në sektorin bankar me lançimin e X Money, një shërbim të ri financiar që synon ta kthejë...
17:56 | 28/07/2026

Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar prokurorit të lartë të Ukrainës të shqyrtojë nisjen e procedurave penale kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, sipas...
17:33 | 28/07/2026