Vrasja në Elbasan, Albert Dervishaj: Nuk ka policë të përfshirë me grupet kriminale

6 Maj 2021 | 20:10

Incidentet zgjedhore janë fenomeni tipik që shoqëron proceset zgjedhore në Shqipëri. Dokumentari Unublished në Euronews Albania, analizon ngjarjet e rënda të zgjedhjeve përgjatë 3 dekadave në vendin tonë.

Nga incidentet nuk shpëtuan as zgjedhjet e 25 prillit, por më e rënda ndodhi në qytetin e Elbasanit 4 ditë para zgjedhjeve, ngjarje që përfundoi me një viktimë dhe disa të plagosur.

Zv. Drejtori i përgjithshëm i policisë deklaron për Unpublished në Euronews Albania, hedh poshtë akuzat e opozitës për përfshirje të policisë me grupe kriminale në qytetin e Elbasanit.

“Çështja e Elbasanit është një çështje që po e heton prokuroria. Ajo po kryen hetime shtesë në dijeninë time duke parë kamerat, që kanë qenë në atë zonë dhe po pyet dëshmitarët. Nga ana tjetër unë mund t’iu them që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka emëruar drejtorë të rinj në Elbasan dhe ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Unë nuk e besoj dhe nuk kam informacion, që dikush prej tyre të jetë i intimiduar nga grupet kriminale, të ashtuquajtura të Elbasanit”, thekson z. Dervishaj.

Sipas PD-së në makinën e ndaluar nga shtabi i mbrojtjes së votës në datën 21 prill, ndodheshin materiale që do shërbenin për shitblerje vote. Drejtuesit e policisë hodhën poshtë zërat për gjetje të këtyre materialeve.

Ngjarja e Elbasanit nuk është e vetmja nën hetim, lidhur me votimet e 25 prillit.

“Kemi referuar në Prokurori, qoftë në SPAK, qoftë në Prokuroritë e rretheve, 74 referime për vepra penale, përfshirë edhe ato të cilat kanë të bëjnë me cënimin e procesit zgjedhor, me shitblerjen e votës, me korrupsionin aktiv e pasiv dhe vepra të tjera që lidhen me këtë gjë. Kjo është një shifër që në raport me proceset zgjedhore të viteve të kaluara është shumë e lartë”, shprehet Zv. Drejtori i përgjithshëm i policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Për të tretën herë radhazi, Barometri në Euronews, Datacentrum dhe kompania MRB kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Ky parashikim edhe këtë herë ka qenë në...
20:07 | 19/05/2023

Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished

Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin...
13:47 | 11/06/2022

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk ka...
20:47 | 27/05/2022