Sveçla reagon për punishten e armëve të zbuluar në Veri: Dënim të merituar autorëve

7 Maj 2025 | 12:46

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës të zhvilluar në veri të vendit, ku u zbulua një punishte arëmësh

Në një reagim në Facebook, Sveçla tha se lufta ndaj krimit të organizuar do të vazhdojë pa asnjë kompromis, sidomos kur synon të cenojë sigurinë kombëtare dhe punën e zyrtarëve të ligjit.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda u shtri në tri lokacione në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan. Gjatë kontrollit në njërin nga lokacionet, Policia zbuloi një punishte të fshehtë, ku dyshohet se kryhej modifikimi i armëve të llojeve të ndryshme. Janë sekuestruar armë, pjesë armësh, municion dhe dëshmi tjera, që do të shfrytëzohen gjatë procedurave të ardhshme gjyqësore.

Policia njoftoi se tre persona janë shoqëruar, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje me vendim të organeve të drejtësisë.

“Kjo veprimtari dhe çdo tjetër që kërcënon sigurinë dhe punën e zyrtarëve tanë do të luftohet deri në fund,” tha Sveçla, duke kërkuar ndëshkim të ashpër si shembull për të gjitha strukturat kriminale që operojnë në veri dhe më gjerë.

Ky aksion vjen në vazhdën e përpjekjeve të institucioneve të sigurisë për të fuqizuar rendin dhe ligjin në zonat ku kanë vepruar grupe të armatosura dhe rrjete të krimit të organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026

Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton...
07:47 | 22/07/2026