Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri më 11 maj

7 Maj 2025 | 14:24

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj të mërkure, qeveria miratoi vendimin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit për shtetasit që kanë letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike të cilat skadojnë deri më 11 maj 2025. Ky vendim ka për qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare pa pengesa.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, bëri të ditur se afati i vlefshmërisë së dokumenteve të idenifikimit që skadojnë deri më 11 maj 2025, do të shtyhet deri më 31 maj 2025.

Ai theksoi se ky vendim është marrë pas një analize të të dhënave që tregojnë se një numër i konsiderueshëm shtetasish, të cilët kanë të drejtën e votës, kanë dokumente të identifikimit të skaduara ose që do të skadojnë deri në këtë datë.

Hoxha gjithashtu shtoi se Qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt, ndërsa Policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar për të përballuar me sukses çdo sfidë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Kujtojmë se, në janar 2025, KQZ iu drejtua qeverisë nëpërmjet një kërkese lidhur me problemin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në Shkurt 2025 u miratuan Aktet Normative, që kishin të bënin me shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë në diasporë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026