Shpërthimi në parkimin e QKUK-së, arrestohet një person i dyshuar

7 Maj 2025 | 16:13

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka arrestuar në Podujevë, shtetasin me inicialet B.K., si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Arrestimi lidhet me një incident të ndodhur më 30 prill 2025 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, ka shpërthyer në parkingun e administratës. Ngjarja ndodhi pak para fillimit të mbledhjes së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, e cila ishte parashikuar të mbahej në ambientet e administratës qendrore të QKUK-së.

Sipas autoriteteve, operacioni policor është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione për mbledhjen e provave të nevojshme, ndërkohë që hetimet janë në fazë aktive për të zbuluar motivet dhe rrethanat e incidentit.

ShSKUK ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për ngjarjen, duke theksuar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për zbardhjen e plotë të rastit. Dëmtimi i veturës ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në ambientet e institucionit shëndetësor.

Organet e rendit mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për garantimin e sigurisë publike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026