Rama në Lushnjë: Në mandatin e 4, transformim në bujqësi dhe investime në rajon

7 Maj 2025 | 20:14

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot se nga numërimi i votave më 11 maj, do të dalë “fitorja më e bukur” për PS-në.

Ai bëri këto komente gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale në Lushnjë, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit me temë “Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Në nisje të fjalës së tij, Rama përkujtoi ish-deputetin e ndjerë, Bashkim Fino, duke theksuar se ai do të ishte shumë i lumtur të shihte zhvillimet pozitive në Lushnjë. “Do të doja shumë që në këtë moment të ishte me ne edhe dikush që me siguri do të ishte shumë i buzëqeshur, duke parë këtë peizazh fantastik, deputetin e Lushnjës, Bashkim Fino, të cilin e kujtova kur po hyja mes njerëzve,” tha Rama.

Ai theksoi se mbështetësit e PS-së do të bëjnë të mundur që në numërimin e 11 majit të dalë një fitore e rëndësishme për PS-në, duke falënderuar ata që do të votojnë, përfshirë ata që nuk mund të jenë në vend, por po dërgojnë votat e tyre nga jashtë vendit.

Në fjalën e tij, Rama i bëri jehonë transformimeve të realizuara në Lushnjë dhe Divjakë, duke theksuar se PS ka fituar vazhdimisht dhe ka bërë investime të mëdha. Ai theksoi se fitorja nuk është qëllimi në vetvete, por mjeti për të arritur qëllimet e përbashkëta të zhvillimit dhe transformimit të territorit.

“Falë punës që kemi bërë, por edhe falë mbështetjes tuaj dhe shumicës dërrmuese të këtij qarku, kemi arritur të bëjmë një transformim të madh në bujqësi, duke rritur prodhimin dhe eksportet bujqësore,” tha Rama.

Gjithashtu, ai u ndal tek investimet e realizuara, si ndërtimi i shkollave të reja dhe krijimi i kushteve të reja për shëndetësinë në rajon. Rama theksoi se edhe pse shumë është bërë, ende ka punë për të bërë në fushat e zhvillimit të infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të tjera për zhvillimin e industrisë ushqimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026