Vizioni i Edona Bilalit për Shkodrën: Do jem ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale
Deputetja e zgjedhur nga Partia Socialiste në Shkodër, Edona Bilali tha se ky qark ka zhvilluar zgjedhje model pasi nuk është regjistruar asnjë incident.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, znj. Bilali theksoi se fushata e saj ka qenë e fokusuar kryesisht tek vota e Partisë Socialiste.
“Shkodra ka pasur zgjedhjet transparente. Është hera e parë që nuk regjistrohet asnjë incident. Fushata ime ka qenë e fokusuar tek numri 12. Jam shumë e kënaqur për rezultatin personal, sepse janë borxhe dhe motiv për të bërë më të mirën për Shkodrën”, tha Bilali.
Ajo siguroi qytetarët e Shkodrës së në legjislaturën e re do të jetë një zë i fortë dhe do të mbrojë kauzat, të cilat i shërbejnë qytetarëve.
“Do jem unë ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale për të çdo kauzë që është në të mirë të qytetarëve të Shkodrës. Kryesisht qytetarët ende nuk e bëjnë dallimin se cilin shërbim e merr nga qeverisja qendrore apo nga ajo lokale. Personalisht do të jem e investuar, duke bërë negociatorin mes dy palëve në favor të qytetarëve”, shtoi ajo.
Pyetjes së gazetares Loneta Progni nëse do jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, deputetja e zgjedhur theksoi se është gati të japë kontributin e saj.
“Kur e kam pranuarftesën për t’ju bashkuar qeverisë Rama e kam pranuar vetëm me kushtin që unë vij për të kontribuar për qarkun e Shkodrës. Çdo gjë që është në këtë linjë patjetër jam e gatshëm për të kontribuar. Por, mendoj se edhe në pozicionin që jam do jap kontributin tim”, shtoi ajo.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta