Talasemia, asnjë fëmijë i lindur me këtë sëmundje në Shqipëri në dy vitet e fundit
Në Ditën Botërore të Talasemisë, mjekët njoftojnë lajmin e mirë se prej dy vitesh nuk ka lindur asnjë fëmijë me këtë sëmundje ndërsa Shqipëria numëron 350 pacientë, të cilët trajtohen në QSUT.
“Parandalimi ka funksionuar. Çiftet e reja janë të informuar dhe depistohen për situatën gjenetike që ata kanë. Gjatë dy viteve të fundit, ne jemi thuajse drejt zeros së lindjeve të fëmijëve me talasemi. As vitin e kaluar dhe as këtë vit nuk kemi lindje të reja. Kemi vetëm një fëmijë 1,5 vjeç me talasemi major, por që edhe ai është në procedurë për të kryer transplantin e qelizave staminale,” thotë Manika Kreka, onkohematologe pediatre në QSUT.
Parandalimi i komplikacioneve është një tjetër sfidë për këta pacientë.
“Si pasojë e anemisë, që sjell pasoja në organet e tjera vitale, duke shkaktuar probleme kardiake, hematologjike, infektive etj., këta pacientë monitorohen rregullisht, duke evituar edhe komplikacionet që vijnë si pasojë e kësaj patologjie. Në QSUT bëhen edhe analizat gjenetike për të mundësuar parandalimin e fëmijëve me këtë patologji,” thotë Alma Cani, drejtoreshë e QSUT.
Shqipëria është një vend me endemicitet të lartë të beta-talasemisë. Shpërndarja e bartësve është heterogjene dhe frekuenca më e lartë është në Lushnjë, Berat, Fier, Sarandë dhe Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU:
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)