Elbasan, besimtarët e Komunitetit Ungjillor dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

20 Prill 2025 | 16:36

Në vigjilje të Pashkëve, fëmijët talasemikë në Elbasan do të marrin një dhuratë jete nga besimtarët e Komunitetit Ungjillor.

Dhurimi i gjakut, sipas përfaqësuesve të komunitetit, bëhet jo vetëm si ndihmë për këta fëmijë, por edhe për t’iu dhënë atyre shpresë dhe për t’u treguar se nuk janë vetëm.

“Është viti i nëntë që Komuniteti Ungjillor organizon dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë. Siç dihet, këta janë fëmijë që vuajnë për shkak të kësaj sëmundjeje. Ne duam të jemi pranë tyre dhe t’u tregojmë që ka shpresë. Kjo merr edhe më shumë kuptim në këtë vigjilje Pashkësh, sepse ashtu si Jezusi dha gjakun për të falur mëkatet dhe për t’i dhënë shpresë njerëzimit, edhe ne besojmë se ka shpresë kur vendosim besimin tonë te Perëndia,” u shpreh pastori Ilirjan Gjoni.

Për të dhuruar “lëngun e jetës”, siç e quajnë ata, Alketa dhe bashkëshorti i saj udhëtuan posaçërisht nga Lushnja në Elbasan.

“Kemi ardhur enkas bashkë me bashkëshortin nga Lushnja, vetëm për të ndihmuar fëmijët që janë në nevojë. T’i japim sadopak ndihmë, sepse gjaku është jetik për ta,” tha ajo.

“Mesazhi im është: sa më shumë njerëz të dhurojnë gjak, aq më shumë jetë shpëtojmë,” shton një tjetër qytetar pjesëmarrës në nismë.

Qëllimi i kësaj nisme është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë dhurimin vullnetar të gjakut.

“Të dhurosh gjak është gjëja më e mirë që mund të bësh në këto ditë festash – shpëton jetën e një fëmije,” thotë një vajzë e re.

“Ajo çfarë dua të theksoj është që populli duhet të ndërgjegjësohet. Të jemi ndihmë për ata që kanë nevojë, sepse nesër mund të jemi ne që kemi nevojë për gjak,” shton një qytetar tjetër.

Për mjekët dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, të dhurosh gjak për njerëzit talasemikë është ndër gjestet më të çmuara – jo vetëm në prag festash, por në çdo kohë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026