Arrestohet turisti turk në Krujë, 23-vjeçari mori rojën e parkingut mbi kofano

20 Prill 2025 | 15:35

Është arrestuar nga policia një 23-vjeçar turk, turist në Shqipëri, i cili pas një konflikti me rojën e një parkingu privat në Krujë, e ka goditur atë me makinë dhe e ka marrë mbi kofano për disa metra.

Roja shqiptar i moshës 62-vjeçare, me inicialet B.D, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi të shtunën, kur roja tentoi të ndalojë turistët që po largoheshin nga parkingu pa paguar, duke u bllokuar rrugën.

Përballë përpjekjes së rojës, shoferi turk i ka dhënë gaz makinës dhe roja ka përfunduar mbi kofano.

Më pas turku ka vazhduar të eci me makinë për disa dhjetra metra me rojën me vete në kofano deri në momentin kur 62-vjeçari shqiptar ka rënë në tokë dhe është plagosur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. K., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë mbajtën fjalimet e...
20:02 | 17/07/2026