Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gazetarja: Ja pistat ku po hetohet
Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku foli për pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Lundër, ku u plagosën 4 persona 2 prej të cilëve të mitur.
Një nga pistat ku po hetohet është ajo e një ngatërrese e shënjestrës nga ana e atentatorëve, pasi u fol se ata mund të kenë pasur për qëllim ekzekutimin e gruas së Roan Brahimit, babai i të cilit u qëllua për vdekje në të njëjtën ditë në Lezhë.
Vetë bashkëshortja e Roan Bahimit, sipas gazetares Topalli, është shprehur se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Lezhë.
“Policia e Tiranës, ka arritur të gjejë mjetin motorik që dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen me katër të plagosur në zonën e Lundrës. Ai u gjet në fshatrat e Tiranës dhe duhet theksuar se automjeti nuk kishte marr drejtimin nga Elbasani por kishte marr drejtimin nga fshatrat e thella të Lundrës duke mbetur në Tiranë. Ky motor mund të ndihmojë grupin hetimor nëse ka mbetje ADN-je për të parë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje të rëndë.
Tashmë po hetohet e shkuara nëse ka ndonjë problem pronari i kompanisë së security. Është mohuar nga ana e bashkëshortes së Roan Brahimit. Mbetet për tu parë nëse vërtetë ka qenë ajo shënjestër apo jo.
Çfarë e bëri policinë të dyshonte është së pari mënyra e organizimit të ngjarjes dhe së dyti se makina që përdor bashkëshortja e Roan Brahimit ka në targë vetëm një numër ndryshe nga targa që kishte makina ku ndodheshin 4 personat që u plagosën. Gjithashtu policia e Tiranës ka marrë në pyetje të gjithë pronarët e automjeteve tip G-Class që jetojnë në të njëjtën rezidencë në Lundër pasi ka dyshime se mund të ketë qenë edhe ndonjë person tjetër”,-tha Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë