Mertz: Rusia do të përballet me sanksione të reja nëse refuzon bisedime për paqen
Evropa mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim 30-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa si BE-ja ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të vendosin sanksione të reja ndaj Moskës nëse ajo refuzon bisedime serioze për paqen, tha sot kancelari gjerman Friedrich Mertz.
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Bruksel, ai i bëri thirrje Rusisë që më në fund të fillojë rrugën e “negociatave të vërteta për paqe” dhe theksoi se BE-ja dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, si dhe të rrisin fondet për Kievin nëse është e nevojshme, raportoi Reuters.
Mertz theksoi se Gjermania mbetet kundër një borxhi të përbashkët të BE-së për të financuar shpenzimet e mbrojtjes.
Trump bëri përsëri thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte dhe tha se bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën do të vazhdojnë.
Ai deklaroi të enjten në rrjetin e tij social Truth se SHBA-të do të vendosin sanksione të reja nëse armëpushimi nuk respektohet.
Trump theksoi se si president, ai do të mbetet “i përkushtuar për të siguruar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, së bashku me evropianët” dhe se kjo do të jetë një paqe e qëndrueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë