Presidenti Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE

6 Maj 2021 | 19:51

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin të lirë dhe pa viza në Bashkimin Evropian.

Me një shënim, të cilin e ka ndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Meta pohon se edhe presidenti i Sllovenisë i ka konfirmuar faktin se e mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kreu i shtetit pohon se me homologun e Sllovenisë ka diskutuar po ashtu për vijimin e procesit të dialogun mes Kosovës e Serbisë, proces ky, i cili do të t’i hapte rrugë zhvillimit dhe integrimit evropian për të dyja vendet.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve”,  shkruan Meta.

Presidenti i vendit thotë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve, por heqja e tyre përmes bashkëpunimit të ngushtë siç kanë bërë vetë vendet e Bashkimit Evropian.

“E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur”, tha ai.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë qëndrimit në Shqipëri tha se historia e ka dëshmuar qartësisht se ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perendimor nuk ka ndodhur pa flijime, ndaj për të, ide të tilla nuk duhen mbështetur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026