Presidenti Begaj mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Ushtroni të drejtën e votës

9 Maj 2025 | 15:07

Në prag të nisjes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi demokratik për të ardhmen e vendit.

Në mesazhin e tij publik, Kreu i Shtetit e cilësoi 11 majin si një ditë të veçantë për çdo qytetar shqiptar, duke i ftuar të gjithë të ushtrojnë të drejtën e votës me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet.

“Ju keni mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tuaj, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët”, u shpreh Presidenti.

Duke apeluar për një pjesëmarrje sa më të gjerë, Begaj kërkoi që zgjedhjet të kthehen në një shembull të qytetarisë, transparencës dhe pjekurisë demokratike, duke theksuar se “demokracia nuk është thjesht një ditë votimi, por një angazhim i përditshëm”.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta, si një kusht thelbësor për ndërtimin e besimit të qytetarëve te shteti dhe procesi zgjedhor.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk janë vetëm një ushtrim demokracie, por edhe një test i rëndësishëm pjekurie politike”, tha ai, duke i ftuar qytetarët që ta kthejnë ditën e diel në një festë të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen.

Më herët gjatë ditës, Presidenti Begaj priti në një takim zyrtar delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Michael Gahler, që ndodhet në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet. Biseda u fokusua në menaxhimin e procesit zgjedhor.

Ky takim përmbylli serinë e takimeve të Presidentit me vëzhguesit ndërkombëtarë, ndërsa mesazhi i tij për qytetarët u publikua pak para hyrjes në fuqi të heshtjes zgjedhore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026