Me sytë nga kufiri, operatorët turistikë optimistë për sezonin

6 Maj 2021 | 19:59

Operatorët turistik në qarkun e Korçës janë shpresëplotë se sezoni turistik këtë vit do të jetë më mirë se ai i vitit të kaluar, duke marrë parasysh numrin e ulët të infektuarve me Covid-19 e po ashtu numrin e lartë të të vaksinuarve. Gjithsesi, për ta ngelet problem mbyllja e kufirit me Greqinë.

“Ndryshe nga vitet e tjetra mendoj që do jetë një sezon turistik më optimist sesa një vit më parë. Duke qenë që pandemia ka bere te veten dhe bizneset e hoteleri turizmit, biznesi i turizmit është më i goditur nga pandemia, shpresojmë që të hapet një dritë jeshile dhe të funksionojë normalisht ose të paktën me 80% të kapaciteteve”, shprehet Mimoza Shuli.

Ndonëse fillimi i majit ishte fundjava e parë që pati një fluks të madh vizitorësh në Korçë, problem për ta ngelet kufiri i mbyllur pjesërisht me Greqinë.

“Ne këtë vit sezonin turistik e presim sa më mirë, por të shohim tani. Duke parë që është mbyllur dhe kufiri shumë turistë na kanë munguar, qoftë nga Maqedonia apo edhe disa nga vende të tjera. Për mendimin e të gjithëve, turizmi dijet që e mbajnë turistët e huaj. Duhet të hapet kufiri për të patur punë më tepër. Sado turisti i huaj, vijnë dhe ata që shohin vendet tona të mrekullueshme e të bukura, plus edhe gatimin tradicional”, deklaron Mirela Mihilli, menaxhere.

“Hoteleria është direkt e lidhur me pjesën doganore dhe normalisht që ndikon edhe kjo pjesë e mbylljes së kufirit tek ne. Duke qenë se një pjesë e shqiptarëve jetojnë jashtë dhe ishin të privuar dhe për shkak të festave, ata nuk erdhën për shkak të karantinimit që u vendos nga autoritetet si shqiptare dhe ato greke. Kjo ndikon shumë në pjesën e hoteleri turizmit, gjithashtu jemi të privuar që mos të mirëpresim këta klientë nga doganat por vetëm shtetasit brenda”, thotë Elona Xhafa, pronare hoteli.

Këtë fillim jave u lajmërua nga instancat zyrtare të kufirit, po ashtu dhe nga ambasada greke në Shqipëri shtyrja e hapjes së pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. E vetmja portë hyrëse dhe dalëse ngelet Kakavija, por me një numër të reduktuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026