Berisha nga mitingu: Nesër në pushtet do bashkëpunojmë ngushtë me Trump dhe Merz

9 Maj 2025 | 20:57

Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Sali Berisha e mbylli me një fjalim të fuqishëm, falenderime dhe mirënjohje .

Ai gjithashtu theksoi se fitorja e PD-së do të shënojë një bashkëpunim të ngushtë me liderë të mëdhenj ndërkombëtarë.

Ai përmendi personalitetet që kishin mbështetur fushatën e PD-së, duke përfshirë deputetin gjerman Peter Beyer, lordin britanik Jackson dhe strategun amerikan Chris LaCivita, të cilët, sipas Berishës, kishin luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj fushate.

“Jemi mirënjohës për mbështetje nga të gjithë ata që e besuan këtë kauzë. I nderuar zoti Beyer, mbetemi përjetë mirënjohës ndaj mbështetjes tuaj, por gjithashtu përshëndes kancelarin Friedrich Merz, që në krye të CDU-së dhe Gjermanisë do të na ndihmojë për të vendosur një bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë.

Chris LaCivita ka dhënë gjithçka për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Emri i tij dhe ekspertiza e tij kanë qenë eliksiri i fitores së kësaj fushate”, tha ai.

Kreu i PD-së e mbylli fjalimin e tij me një angazhim për të ardhmen e Shqipërisë, duke shprehur besimin se nesër, pas zgjedhjeve, PD do të krijojë një qeveri që do të vendosë marrëdhënie të ngushta me administratën e presidentit Trump.

“Do të kemi bashkëpunim të ngushtë me administratën e presidentit Trump dhe kancelarin Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, për funksionimin e ekonomisë së tregut, dhe për një Shqipëri të re, që do të shndërrohet në një eksportues të mirash dhe mundësish për të rinjtë”, përfundoi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026