Sot heshtje zgjedhore/ Të dielën qytetarët u drejtohen kutive të votimit
Pas një muaji fushatë elektorale, Shqipëria është në heshtje zgjedhore sot, duke i lënë vendin përgatitjeve të fundit për ditën e nesërme, kur qytetarët do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme për katër vitet e ardhshme.
Të dielën, më 11 maj, qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do të drejtojë vendin në periudhën e ardhshme. Mbrëmë, partitë kryesore, PS dhe PD, mbyllën fushatën zgjedhore në Tiranë me dy aktivitete të veçanta.
Partia Socialiste zhvilloi mitingun përmbyllës në “Parkun Olimpik”, ndërsa Partia Demokratike u pozicionua në “Bulevardin e Ri” të kryeqytetit. Gjatë këtyre ngjarjeve, liderët e të dy forcave politike, Edi Rama dhe Sali Berisha, dhanë mesazhet e tyre për qytetarët, duke i bërë thirrje për pjesëmarrje dhe përzgjedhje të drejtë.
Një risi e rëndësishme në këto zgjedhje është vota e diasporës, ku 245.935 emigrantë shqiptarë janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar për Parlamentin e ri. Në garë për 140 ulëse në Kuvendin e ri janë 11 subjekte apo koalicione politike, të cilët kanë vendosur lista të hapura dhe të mbyllura për kandidatët.
Çdo subjekt ka 186 kandidatë të regjistruar në listën e votimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , ku 46 prej tyre janë nga lista e mbyllur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta