Dega e PS në Vlorë kërkon zgjatjen e orarit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dega e Partisë Socialiste në Vlorë i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, zgjatjen e orarit të votimit në qytetin e Vlorës nesër deri në orën 22:00.
Kjo kërkesë vjen për shkak se ditën e nesërme të 11 majit, do të vijojë etapa e tretë e “Giro d’Italia” në qytetin e Vlorës. Ky event është një nga garat më prestigjioze të çiklizmit ndërkombëtar.
Kërkesa është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi. Me qëllimin për të mos u penguar qytetarët ditën e nesërme për të votuar, dega e PS në Vlorë e ka parë të arsyeshme këtë kërkesë ndaj KQZ-së.
Pritet që në orët në vijim KQZ të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale