Diaspora mund të vendos një mandat në Korçë, ja numrat e votuesve

10 Maj 2025 | 10:16

Në listat përfundimtare të vitit 2025 për zgjedhjet parlamentare, Qarku i Korçës ka regjistruar 266.794 votues, një ulje e dukshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve ishte 284.363.

Ky reduktim, prej 17.569 votuesve më pak, lidhet kryesisht me çregjistrimet e bëra nga zyrat e gjendjeve civile, pas largimit të një pjese të madhe të popullsisë nga vendi, e cila ka emigruar për të jetuar dhe punuar në shtetet e Bashkimit Evropian.

Burime bëjnë me dije se kjo rënie e numrit të votuesve është edhe pasojë e heqjes nga listat të personave që nuk jetojnë më në Shqipëri dhe atyre që janë mbi 100 vjeç. Ky fenomen ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në ndarjen e mandateve për këtë qark, pasi numri i përgjithshëm i votuesve ka rënë, çka ka çuar në ndryshimin e ndarjes së mandateve.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste fitoi 6 mandate me 60.543 vota, ndërsa Partia Demokratike siguroi 5 mandate me 50.479 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë) mori 8.493 vota, por nuk arriti të fitojë asnjë mandat. Për zgjedhjet e 11 majit 2025, Qarku i Korçës do të ketë 10 mandate, pasi një mandat i është kaluar kryeqytetit për shkak të rënies së popullsisë në juglindje të vendit.

Ky ndryshim në numrin e votuesve dhe rënia e popullsisë ka bërë që të ketë një përqendrim më të madh të mandateve në qytetet më të mëdha, ndërsa zonat më të vogla, si ato të jugut, përballen me pasojë të drejtpërdrejta nga emigrimi dhe rënia e numrit të banorëve.

Ndërkaq, në bazë të informacioneve të marra nga KQZ, nga qarku i Korçës janë regjistruar 20.600 zgjedhës, numër i lartë ky përsa i përket juglindjes duke bërë që diaspora të ketë një rol vendimtar përsa i përket një mandati në Korçë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026