Zbardhen 6 vjedhje në Tiranë, arrestohet 40-vjeçari, i dënuar më parë

10 Maj 2025 | 10:24

Policia e Tiranës ka finalizuar zbardhjen e disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve prill dhe maj në qytet. Nga hetimet e kryera, është vënë në pranga shtetasi me iniciale A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si autor i 6 vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje të dyqaneve.

Hetimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2, bazuar në prova të siguruara dhe verifikimin e kamerave të sigurisë, kanë nxjerrë në pah se 40-vjeçari ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe artikuj të ndryshëm nga pesë dyqane, ndërsa ka tentuar të vjedhë një dyqan tjetër.

I arrestuari është i dënuar më parë për veprimtari të ngjashme kriminale dhe dyshohet se ai ka kryer edhe vjedhje të tjera që nuk janë zbardhur ende. Policia është duke punuar për të verifikuar përfshirjen e tij në vjedhje të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026