PD pretendoi për të shtëna me armë, çfarë dihet nga incidenti në Dibër

10 Maj 2025 | 22:48

Një incident është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Dibër, në fshatin Pilafe. Ndërkohë që pak orë na ndajnë nga nisja e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit,  Partia Demokratike ka denoncuar se dy automjete po shpërndanin para në këmbim të votave në këtë zonë.

Gjithashtu PD-ja pretendon se ka filmuar babain e kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, në një akt të dyshuar të blerjes së votave.

Sipas PD-së, gjatë momentit të incidentit është krijuar një situatë tensioni, pas së cilës babai i kandidatit është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Gjatë largimit, PD pretendon se Gjura ka qëlluar me armë në ajër.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje ku po vijojnë kontrollet. Dy makinat ee pretenduara se janë përdorur për krime elektorale janë gjetur të braktisura anës rrugës dhe janë kontrolluar nga efektivët e policisë.

Sipas informacioneve policia ka shpallur në kërkim dy persona lidhur me këtë incident, ndërsa po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të provuar pretendimet e Partisë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026