Dibër/ Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim

10 Maj 2025 | 22:08

Në prag të nisjes së zgjedhjeve të 11 majit, një incident është rregjistruar në fshatin Pilafe, afër qendrës së Peshkopisë. Sipas infromacioneve, dy automjete me eksponentë të Partisë Socialiste dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës.

Kjo është vënë re nga disa persona nga Partia Demokratike të cilët kanë bërë edhe denoncimin. Kampi i djathtë ka pretenduar se ka pasur edhe të shtëna me armë dhe një person të plagosur, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia.

Dy automjetet janë braktisur në anë të rrugës të cilat janë kontrolluar nga policia. Megjithatë gjatë kontrolleve sipas raportimit të gazetares së Euronews Albania Brunilda Cami nuk ka gjetur armë.

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

Partia Demokratike në Dibër pretendon se ka filmuar babain e kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, në një akt të dyshuar të blerjes së votave. Sipas PD-së, gjatë momentit të incidentit është krijuar një situatë tensioni, pas së cilës babai i kandidatit është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Gjatë largimit, sipas PD-së ai dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026