Shifrat sipas qarqeve: Tirana me pjesëmarrjen më të lartë në votime, Vlora e fundit
11 Maj 2025 |
12:57
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 22.37% të votuesve.
Qarku i Tiranës ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, me një përqindje prej 25.13% të zgjedhësve që kanë votuar deri në mesditë. Në Tiranë, 136,564 zgjedhës kanë votuar deri në këtë orë. Ndërkohë, Qarku i Vlorës ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 16.29%, ku 27,563 zgjedhës kanë votuar.
Duket sikur votuesit në Vlorë kanë zgjedhur të shohin “Giro d’Italia”, e më pas t’i drejtohen kutive të votimit.
Pjesëmarrja e qarqeve të tjera është si më poshtë:
- BERAT: Pjesëmarrja është 21.49%, me 19,654 zgjedhës që kanë votuar.
- DIBËR: Pjesëmarrja është 25.04%, me 13,745 zgjedhës që kanë votuar.
- DURRËS: Pjesëmarrja është 20.68%, me 43,120 zgjedhës që kanë votuar.
- ELBASAN: Pjesëmarrja është 22.83%, me 38,298 zgjedhës që kanë votuar.
- GJIROKASTËR: Pjesëmarrja është 20.75%, me 11,366 zgjedhës që kanë votuar.
- KORÇË: Pjesëmarrja është 21.07%, me 39,783 zgjedhës që kanë votuar.
- KUKËS: Pjesëmarrja është 21.79%, me 7,503 zgjedhës që kanë votuar.
- LEZHË: Pjesëmarrja është 23.98%, me 19,536 zgjedhës që kanë votuar.
- SHKODËR: Pjesëmarrja është 20.42%, me 24,801 zgjedhës që kanë votuar.
- TIRANË: Pjesëmarrja është 25.13%, me 136,564 zgjedhës që kanë votuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet