Rama thirrje nga selia e PS: Votoni, votoni, votoni! Është detyrë qytetare
Pasi ushtroi të drejtën e votës në Surrel mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është zhvendosur në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, ku po ndjek nga afër procesin zgjedhor.
Nga “komanda e përgjithshme”, siç e quajti ai, Rama ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
“Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’u them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë,” u shpreh Rama.
Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes, duke e konsideruar votën një akt qytetar dhe patriotik.
“Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja, votoni,” tha Rama.
Thirrja e kryesocialistit vjen në një moment ku pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 26.95%.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë