Bullgaria sërish në zgjedhje, dështojnë përpjekjet për të formuar koalicioni qeverisës

6 Maj 2021 | 22:48

Në 11 korrik qytetarët e Bullgarisë do t’u drejtohen sërish kutive të votimit pasi politikanët në vend dështuan për të tretën herë të formonin një qeveri pas zgjedhjeve të zhvilluara në 4 prill.

“Bullgarisë i duhet një alternativë politike me vullnet të fortë, të cilën parlamenti aktual nuk arriti ta prodhonte”, u shpreh Presidenti Radev në një komunikim për publikun.

“Javën tjetër unë do të shpërndaj parlamentin dhe do të caktoj një qeveri të përkohshme. Në këtë situatë, zgjedhjet pritet të mbahen më 11 korrik”, theksoi kreu i Shtetit.

Kryeministri Bojko Borisov nuk arriti të formonte një koalicion të ri. Në zgjedhjet e 4 prillit  mes zemërimit të qytetarëve  ndaj korrupsionit të përhapur në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian u pa një rënie e mbështetjes për partinë Gerb të Borisov ndonëse ajo mbeti grupi më i madh në parlament.

Pasi Borissov dështoi të formonte koalicionin, të njëjtën gjë nuk arritën ta bënin  partia e re e udhëhequr nga drejtuesi televiziv  Trifonov dhe as partia e tretë më e madhe, Socialistët, të cilët braktisën përpjekjet e tyre një ditë më parë.

Sa i përket qeverisë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve  presidenti Radev tha se ai planifikoi të caktojë ekspertë në Kabinetin e përkohshëm, por nuk zbuloi emrin se kush mund te jete  kryeministër. Kabineti pritet të përfshijë anëtarë të Partisë Socialiste, e cila tashmë ka thënë se do të mbështesë Radev në kandidaturën e tij  për rizgjedhje  në vjeshtë.

Burime për agjencinë “Reuters” bëjnë me dije se Denitsa Zlateva, nga radhët e socialistëve  që shërbeu si zëvendës Kryeministre e ngarkuar me përgatitjet e Bullgarisë për presidencën  e BE ne 2018 po konsiderohet për postin e ministrit të jashtëm.

Pasiguria e zgjatur politike nuk ka gjasa të dëmtojë politikat e kujdesshme fiskale të Bullgarisë dhe angazhimin e saj për miratimin e monedhës euro, për shkak të një konsensusi të gjerë politik në Sofje për këto çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026