Këlliçi: Po kryhet krim zgjedhor, Braçen e shoqëroi një person me precedent kriminal

11 Maj 2025 | 19:56

Një situatë e tensionuar është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, vetëm pak minuta para mbylljes së procesit të votimit. Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të bllokuar një ambient pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, të cilin e konsiderojnë si zyrë elektorale të padeklaruar të Partisë Socialiste.

Përfaqësues të PD-ë, konkretisht, Belind Këlliçi, ka ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor, përfshirë mbajtjen e listave të votuesve dhe përdorimin e sendeve të dyshimta.

Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat, tha: “Këtu është rasti më i paprecedentë në botë që deputeti Braçe thotë se kjo është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, kush ishin ata që ikin me vrap. Persona që ikin me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit, rreth 5-6 të rinj të tjerë që me çanta në shpinë, me kapuç kanë ikur me vrap në momentin që janë konstatuar këtu nga aktivistë të PD-së dhe nga një gazetare. Kjo është zyrë elektorale e padeklaruar, pa logo dhe e PS-së.

Gjatë ditës kemi marrë nje denoncim që në këtë ambient po kryhet një krim zgjedhor duke blerë vota në këmbim të parave, duke shantazhuar votuesit në proces. Kemi ardhur këtu për të verifikuar në terren. Kanë konstatuar që dera ka qenë e hapur dhe brenda kanë qenë rreth 6-7 persona që punonin me laptopë, me hartë në mur dhe me lista. Menjëherë u është bërë thirrje të deklarojnë se kush janë si individë dhe çfarë po bëjnë, dhe kanë mbyllur derën.

Në atë moment është konstatuar që janë hequr hartat nga muri, kanë paketuar material se çfarë kanë patur dhe ia kanë futur vrapit. Këto pamje janë të filmuara nga gazetaret dhe mediat dhe të transmetuara live. Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin nuk ka pse të marrin çantën, të vërë kapuç dhe të ikë me vrap”, tha Këlliçi.

Sipas tij, përfaqësuesit e opozitës kanë kontaktuar gjashtë herë Policinë e Shtetit pa marrë përgjigje, dhe patrulla ka mbërritur në vendngjarje pas 30 minutash. Këlliçi tha gjithashtu se në ambient ishte edhe një person “me precedent kriminal”, që shoqëronte deputetin Erion Braçe.

Policia ka mbërritur më pas në vendngjarje për të vlerësuar situatën, ndërsa përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar hetim të plotë dhe kqyrje të ambientit si skenë e mundshme krimi elektoral.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 48-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë...
13:25 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026