KQZ pranoi kërkesën e PD për publikimin e rezultateve të Vorës nesër, reagon PS

11 Maj 2025 | 21:24

Partia Socialiste ka reaguar ashpër pas vendimit Komisionit Qendror Zgjedhjeve për mosnxjerrjen e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10, duke e cilësuar këtë veprim si “arbitrar” dhe padrejtë.

Sipas PS-së, ky vendim bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, traditën e shpalljes menjëhershme rezultateve, si dhe me investimin e konsiderueshëm është bërë për infrastrukturën elektronike.

një deklaratë shpërndarë për mediat, Partia Socialiste thekson se ky është një vendim i gabuar dhe zhgënjyes, dëmton rolin e KQZ si garant i sovranitetit popullor, e jo si instrument për shërbyer interesave taktike partive politike.

“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike.

Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë.

Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste.

Urime, urime, urime!

Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026