Ekzekutohet urdhri i ndalimit nga SPAK për babain e kandidates së PSD-së në Fier

12 Maj 2025 | 03:15

SPAK ka ndërmarrë një aksion në Fier, ku sipas gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhati, është ekzekutuar urdhri i ndalimit për shtetasin Pandeli Bozha, babain e kandidates së PSD-së, Limonera Bozha.

Në Fier është vënë re një prani e shtuar e SPAK, me dy prokurorët e deleguar, Sotir Kllapi dhe Doloreza Musabelliu.

Urdhëri i ndalimit për Pandeli Bozhën, i njohur gjithashtu me emrin Agim Brahimllari, ka ardhur pas dyshimeve për korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Bëhet fjalë për një hetim proaktiv, të ndjekur në bashkëpunim mes SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku për një periudhë të gjatë është hetuar aktiviteti i familjarëve të afërt të kandidates së Partisë Socialdemokrate.

Dyshohet se janë premtuar dhe shpërndarë shuma monetare në favor të votës për kandidaten e PSD-së në Fier.

Ky është rasti i tretë ku SPAK ka vënë në shënjestër dhe ka goditur struktura të lidhura me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

  • Rasti i parë u regjistrua dy ditë para zgjedhjeve në Shkodër, me kontrolle në zonat e Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe dhe Babullush, për dyshime mbi blerje votash.
  • Rasti i dytë ndodhi të shtunën, pak orë para hapjes së votimeve në Kukës, ku dy kushërinj (njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim) dyshohen për përfshirje në shit-blerje votash, gjithashtu si mbështetës të PSD-së.
  • Rasti i tretë është ky i Fierit, ku përsëri në qendër të hetimit është një eksponent i afërt me kandidaten e PSD-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026