Zgjedhjet, OSBE-ODIHR: Shqetësim, përdorimi i skemës së pensioneve e falja e gjobave

12 Maj 2025 | 15:38

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropianë në misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri vlerësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e një procesi të hapur dhe transparent.

Në konferencën ku u paraqitën konkluzionet e misionit, ai theksoi rëndësinë e adresimit të disa rekomandimeve të OSBE që nuk u morën parasysh ndërsa nënvijëzoi si problematikë të raportuar përdorimin e skemës së pensionevenë minutat e fundit apo faljen e gjobave.

Gjithashtu, mungesa e raportimit të pavarur në disa media për shkak të influencimit të politikës nuk u mundësoi qytetarëve informim objektiv, tha zyrtari i PE.

“Zgjedhjet ishin konkurruese dhe fushata e qete, por disa rekomandime të ODIHR nuk janë adresuar, si financimi i fushatës. Ne mendojmë se numërimi jashtë qendrave të votimit është diçka që duhet adresuar. Veç kësaj se duam të theksojmë se disa bashkëbisedues ngritën shqetësimet për shpërdorimin e parave publike, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit apo falja e gjobave. KQZ i arriti procedurat në mënyrë eficente. Mirëpresim marrëveshjen mes SPAK dhe KQZ për procedimin e krimeve zgjedhore”, tha mes të tjerash zyrtari i PE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026