Dërgesa misterioze naziste zbulohet dekada më vonë në gjykatën argjentinase

12 Maj 2025 | 17:49

Dhjetëra kuti me materiale naziste të konfiskuara nga autoritetet argjentinase gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në bodrumin e Gjykatës Supreme të Argjentinës, tha gjykata.

Në deklaratë thuhej se 83 kuti me materiale naziste u dërguan në Argjentinë nga ambasada gjermane në Tokio në qershor të vitit 1941, në bordin e avullores japoneze “Nan-a-Maru”, dhe se ngarkesa e madhe tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, të cilat kishin frikë se përmbajtja e saj mund të ndikonte në neutralitetin e Argjentinës në luftë, raportoi sot Reuters.

Pavarësisht pretendimeve në atë kohë nga përfaqësuesit diplomatikë gjermanë se kutitë përmbanin sende personale, autoritetet doganore argjentinase gjetën kartolina, fotografi dhe materiale propagandistike të regjimit nazist  si dhe mijëra vëllime që i përkisnin partisë naziste, gjatë një kontrolli të rastësishëm të pesë kutive. Një gjykatës federal më pas konfiskoi materialet dhe ia referoi çështjen Gjykatës së Lartë.

Nuk ishte menjëherë e qartë pse materiali nazist u dërgua në Argjentinë ose çfarë masash, nëse kishte ndërmarrë ndonjë, ndërmori Gjykata e Lartë në atë kohë. Nëpunësit e gjykatës i hasën kutitë 84 vjet më vonë, ndërsa përgatitnin materiale për muzeun e Gjykatës së Lartë.

“Duke hapur njërën nga kutitë, ne identifikuam material që kishte për qëllim konsolidimin dhe përhapjen e ideologjisë së Adolf Hitlerit në Argjentinë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha gjykata.

Gjykata më pas i zhvendosi kutitë në një dhomë të pajisur me masa shtesë sigurie dhe ftoi Muzeun e Holokaustit në Buenos Aires të merrte pjesë në ruajtjen dhe inventarizimin e tyre

U njoftua se ekspertët do t’i shqyrtonin ata gjithashtu në kërkim të ndonjë të dhëne rreth aspekteve ende të panjohura të Holokaustit, siç janë rrjetet ndërkombëtare të financimit të përdorura nga nazistët.

Argjentina mbeti neutrale në Luftën e Dytë Botërore deri në vitin 1944, kur i ndërpreu marrëdhëniet me fuqitë e Boshtit dhe i shpalli luftë Gjermanisë dhe Japonisë vitin pasardhës.

Nga viti 1933 deri në vitin 1954, sipas Muzeut të Holokaustit, 40,000 hebrenj hynë në Argjentinë duke ikur nga persekutimi nazist në Evropë, pas së cilës Argjentina u bë shtëpia e popullsisë më të madhe hebraike në Amerikën Latine.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026