Fëmijët në rrjete sociale, psikologia Muçaj apelon për kontroll nga prindërit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në njësinë Guri i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër. Një 10-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, pasi po tentonte të bënte një video sikur vetëflijohej, me qëllimin për ta hedhur në rrjetin social Tik Tok.
Menjëherë familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur të shpëtohej jeta e të miturit. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ku 10-vjeçari kishte hipur për të bërë videon, ka lëvizur dhe ka qenë e pamundur për të gjetur një rrugë shpëtimi.
Psikologia, Ariana Muçaj tha se të tilla ngjarje janë të përsëritura, teksa theksoi rëndësinë e pranisë së prindërve në menaxhimin e rrjeteve sociale të fëmijëve.
“Të gjithë fëmijët kanë dëshira, prindërit përpiqen t’jua plotësojnë por harrojnë gjënë më kryesorë, t’ i japësh një telefon të mençur në dorë do të thotë që ti ta humbasësh fëmijën nga kontrolli,” – u shpreh Muçaj.
Ajo apeloi se kontrolli nga prindërit mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët duhet të jetë i vazhdueshëm, ndërkohë që la të qartë se kontrolli prindëror nuk lidhet me kufizimin e lirisë së fëmijës.
Me situatën e krijuar nga pandemia, fëmijët janë në kontakt vazhdimisht me pajisjet teknologjike dhe sipas psikologes detyra e prindit në këtë rast është të monitorojë sjelljet e fëmijës, për të kuptuar nëse qëndrimi i tij në rrjete sociale ka ndikuar në mënyrën si ata reagojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës