“Ecuri e ngadaltë”, Celibashi tregon sa qendra votimi janë numëruar për secilin qark

12 Maj 2025 | 19:42

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat foli për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Celibashi theksoi se procesi nuk ka shkuar dhe aq mirë, më tej ka renditur se sa qendra votimi janë numëruar për secilin qark.

Në Berat janë numëruar 197 qendra votimi

Në Dibër 119 qendra votimi

Në Durrës 238 qendra votimi

Në Elbasan 377 qendra votimi

Në Fier 273 qendra votimi

Në Gjirokastër 164 qendra votimi

Në Korçë 275 qendra votimi

Në Kukës 119 qendra votimi

Në Lezhë 117 qendra votimi

Në Shkodër 246 qendra votimi

Në Tiranë 615 qendra votimi

Në Vlorë 341 qendra votimi

“Lidhur me KZAZ-të janë 24 KZAZ nga 93 gjithsej të cilat e kanë përfunduar procesin e numërimit për subjektet zgjedhore dhe kanë vendosur, për shkak të lodhjes së tyre të fillojnë nesër me procesin e numërimit të votave për kandidatët e listës së hapur.

Procesi i numërimit ka shkuar mirë, por edhe sikur në zgjedhjet e tjera kemi probleme me ecurinë dhe vazhdimësinë normale të këtij procesi. Në pjesën me të madhe kjo ecuri e ngadaltë është kushtëzuar nga lodhja e numëruesve dhe anëtarëve të KZAZ-së. Një pjesë e tyre kanë qenë komsionerë dhe kur ka përfunduar votimi u është dashur të kryejnë edhe detyrën e numëruesit. Partitë të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit. Ata e dinë se cilët njerëz kanë të propozuar dhe angazhuar dhe duhet të ndërtojnë një sistem me trune. Nuk mund të lejojmë ndërprerjen e procesit të numërimit të votave”, tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026

Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, ku bëri...
13:02 | 27/07/2026