Numërohen 11% e votave të diasporës, kryeson bindshëm Partia Socialiste
12 Maj 2025 |
21:16
Në procesin e numërimit të votave nga diaspora, që po zhvillohet në Parkun Olimpik në Tiranë, janë numëruar deri tani 22,551 vota nga gjithsej 194,889 që janë në total. Ashtu si në shumicën e qarqeve brenda vendit, edhe këtu Partia Socialiste ka shënuar një fitore bindëse me 54.97% të votave.
Në vend të dytë renditet PD-ASHM me 28.72%, në vend të tretë Nisma Shqipëria Bëhet me 8.44%, dhe në vend të katërt Partia Mundësia me 2.96%.
Më konkretisht:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 12,299 vota ose 54.97%.
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 6,425 vota ose 28.72%.
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 1,888 vota që përbëjnë 8.44%.
- Partia Mundësia (MUNDESIA) ka siguruar 668 vota ose 2.96%.
- Lëvizja Bashkë (BASHKE) ka marrë 499 vota, që përbëjnë 2.21%.
- Partia Socialdemokrate (PSD) ka fituar 209 vota ose 0.93%.
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 151 vota ose 0.67%.
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 136 vota ose 0.60%.
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka fituar 61 vota, përkatësisht 0.27%.
- Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 33 vota, që përfaqësojnë 0.15%.
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë vetëm 5 vota, ose 0.02%.

LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi