“PS mori shumicën e votave edhe nga të burgosurit”, gazetarja raporton nga Peqini
Ashtu siç është reflektuar në rezultatin e votës nga qytetarët brenda vendit dhe diasporës janë dhe të burgosurit që kanë votuaar në masë Partinë Socialiste.
Trendi i mbështetjes për mazhorancën është vënë re edhe në qendrat e votimit të posaçme, si ato në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Duke raportuar nga Peqini, gazetarja Aida Topalli bëri të ditur se në burgun e sigurisë së lartë të këtij qyteti, shumica e të burgosurve kanë votuar për Partinë Socialiste.
Sipas saj, nga numërimi i kutisë së votimit brenda burgut rezultuan 73 vota për PS, 15 për Partinë Demokratike, 2 për Partinë Socialdemokrate dhe 3 vota të pavlefshme.
“Po numërohet edhe një kuti e veçantë, ajo e qendrës së votimit brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Kemi 73 vota për Partinë Socialiste, 15 vota për Partinë Demokratike, 2 vota për Partinë Socialdemokrate dhe 3 vota të pavlefshme. Edhe në burgun e Peqinit, ashtu si në burgjet e tjera, duket se ka një dominancë të Partisë Socialiste”, tha gazetarja Aida Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord