“Rama fitoi me rezultat të thellë”, avokati: Opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet

13 Maj 2025 | 04:18

Ndërsa vijon procesi i numërimit të votave të 11 majit, avokati Edmond Petraj, duke komentuar konfigurimin e deritanishëm të rezultateve, e cilësoi si katastrofike situatën për opozitën.

Sipas tij, edhe pas konsumit të tre mandateve nga qeverisja Rama, opozita nuk arriti të frymëzojë qytetarët dhe të marrë mbështetje, duke i dhënë mazhorancës një fitore të thellë për mandatin e katërt.

Sipas avokatit, opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet dhe do të fillojë betejat dhe debatet, duke u fokusuar në këtë pjesë dhe duke dhënë argumentet e saj për mosnjohjen e zgjedhjeve.

“Që të fitojë Rama me një thellësi të jashtëzakonshme pas tre mandatesh, me një konsum, me një pjesë të goditur të strukturave dhe personazheve të PS-së, dhe opozita nuk arrin të fitojë — është katastrofë, të themi atë që është. Dhe tani do kemi anomali pas zgjedhjeve, do kemi mosnjohje të rezultatit dhe në këto dy vite që vijnë do jemi me këtë problematikë, ku opozita do shkojë në parlament, pastaj nuk do shkojë, do fillojnë ato betejat, ato debatet… Një vit, dy vjet me këto gjëra do merret Shqipëria”, tha Petraj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026