PS kryeson bindshëm votat e diasporës, si paraqiten rezultatet për partitë e tjera

13 Maj 2025 | 07:48

Në 11 maj shqiptarët ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e cila do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave vijon deri më tani në votat e ardhura nga diaspora kryeson bindshëm Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të KQZ-së janë numëruar deri më tani 38806 zarfa nga 194889 që janë gjithsej.

Nga këto në rang vendi Partia Socialiste ka marr 21305 vota, (55,30%), Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marr 10951vota (28,42%).

Rezultatet e partive të tjera janë si më poshtë:

Lëvizja Bashkë 934 vota 2,42%

Lëvizja Atdheu (LA) 49 vota 0,13%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 248 vota 0,64 %

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 3161 vota 8,20 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 227 vota 0,59%

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 16 vota 0,04%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 100 vota 0,26%

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 1176 vota 3,05%

Partia Socialdemokrate (PSD) 361 vota 0,94 %

Rezultatet në kohë reale në faqen e Euronews Albania (Kliko këtu)


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026