Gerard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual ndaj 2 grave, dënohet me kusht
Një gjykatë në Paris e shpalli legjendën e filmit francez Gerard Depardieu 76 vjeç fajtor për sulm seksual ndaj dy grave në sheshxhirimin e një filmi dhe e dënoi atë me një dënim me burgim me kusht prej 18 muajsh.
Aktori u akuzua për prekje të papërshtatshme të dy grave gjatë xhirimeve të filmit në vitin 2021 — një skenografe, e identifikuar në gjykatë si Amélie, dhe asistente regjisore Sara. Depardieu i mohoi akuzat gjatë gjyqit.
Gjykata vendosi që dëshmia e skenografes ishte konsistente, ndërsa deklaratat e aktorit ndryshuan me kalimin e kohës. Ai u shpall fajtor për sulm ndaj të dy grave.
Prokurori Laurent Guy tha gjatë gjyqit: “Është mjaft e mundur të jesh një aktor i shkëlqyer dhe një baba i mirë – dhe të kryesh një krim në të njëjtën kohë. Ju nuk po gjykoni një film francez këtu. Ju po gjykoni Gerard Depardieu, si çdo qytetar tjetër”.
Në fund të gjyqit, i cili zgjati gjashtë javë, prokuroria kërkoi një dënim me burgim me kusht prej 18 muajsh, një gjobë prej 20,000 eurosh dhe regjistrimin e aktorit në regjistrin e abuzuesve seksualë.
Avokati mbrojtës i aktorit, Jeremy Asu, kërkoi lirim nga akuzat dhe akuzoi ekipin e prokurorisë se po silleshin më shumë si aktivistë sesa si avokatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s