Vodhën një motor dhe disa matësa uji në një pallat në Tiranë, arrestohen 2 vëllezër
Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, nën dyshimin se kanë vjedhur një motor dhe disa matësa uji në rrugën “Besa”.
Arrestimi i vëllezërve A.N., 33 vjeç, dhe K.I., 34 vjeç, erdhi pasi administratori i pallatit ku ndodhi ngjarja denoncoi në polici vjedhjen e një motori që i përkiste banorëve të pallatit, si dhe disa matësve të ujit.
Policia bën me dije se motori i vjedhur është gjetur pranë banesës së vëllezërve, ndërkohë që thekson se ata janë persona me precedentë të theksuar në vjedhje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji, në një pallat, identifikohen dhe kapen 2 autorët.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të denoncimeve të shtetasve N. Ç. dhe A. P., se te pallati që administron ky i fundit, në rrugën “Besa”, ishin vjedhur 1 motomjet dhe disa matësa uji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët.
Konkretisht, u arrestuan vëllezërit, shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Vëllezërit e arrestuar, me precedentë të theksuar për vjedhje.
Gjendet në afërsi të banesës së këtyre shtetasve, dhe sekuestrohet motomjeti i vjedhur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta