Organizata humanitare DRC, njofton tërheqjen nga 6 vende, përfshirë Kosovën
Këshilli Danez për Refugjatët (DRC), një nga organizatat më të mëdha humanitare në botë, ka njoftuar tërheqjen nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërprerë financimin.
SHBA-ja, si donatori i dytë më i madh i organizatës, ka mbuluar rreth 20 për qind të buxhetit të përgjithshëm të DRC-së. Si pasojë e kësaj goditjeje financiare, DRC-ja ka paralajmëruar mbylljen e 650 vendeve të punës dhe tërheqjen nga programet humanitare në Kosovë, Burundi, Republikën Qendrore Afrikane, Gjeorgji, Meksikë dhe Tanzani.
Në një komunikatë për media, DRC-ja thekson se shkurtimi i ndihmës amerikane do të ketë pasoja të rënda për njerëzit më të cenueshëm në botë. “Kjo tkurrje e ndihmës do të çojë në vuajtje dhe vdekje të panumërta. Shkalla e krizës aktuale të financimit kërkon që DRC-ja të përshtatet, të rinovohet dhe të përgatitet për një botë ku ndihma amerikane nuk do të rikthehet më,” thuhet në njoftim.
Organizata humanitare paralajmëron se reduktimi i pranisë së saj globale është një goditje e rëndë për miliona të zhvendosur nga konfliktet, fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimatike.
Megjithatë, DRC-ja do të vazhdojë të operojë në 28 vende të tjera, duke vazhduar misionin e saj për mbështetje të refugjatëve dhe të zhvendosurve në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre