Finalja e kupës së Italisë në mbrëmje, Milan favorit ndaj Bolonjas

14 Maj 2025 | 16:16

Milani synon fitimin e kupës së Italisë, trofe që mungon në San Siro që prej vitit 2003. Kuqezinjtë përballen në mbrëmje me Bolonjën.

Ky sezon mund të shkojë edhe më mirë nga sa pritej për Milanin, i cili është pranë fitimit të një tjetër trofeu në Itali, kupës. Kuqezintjë luajnë finalen e këtij kompeticioni përballë Bolonjës, sfidë që zhvillohet në mbrëmje, ndërsa pritet që të dhurojë spektakël. Kundërshtari, ndoshta jo një emër i madh i futbollit përtej Adriatikut, por një skuadër premtuese dhe që di se si fitohet.

Pritja ka qenë e gjatë për të dyja, sidomos Bolonjën e cila numëron 2 kupa, e fundit që në vitin 1974, ndërsa kuqezinjtë fituan në 2003-in. Favorit në letër është Milani, megjithse diferencat konsiderohen jo të mëdha mes tyre. Miqtë e udhëhequr nga Vincenzo Italiano janë me grupin e plotë në dispozicion, ndërsa Conceicao do të duhet të bëjë pa Bondo, por në dyshim dhe Fofana e Tomori.

Në 5 përballjet e fundit mes tyre, të cilat kanë ndodhur në Serinë A, Milani rejgistron 2 fitore, 1 Bolonja dhe 2 duele janë mbyllur në barazim. E fundit është ajo e pak ditëve më parë në kampionat, një lloj testi para finales, që u kalua me sukses nga kuqezinjtë. Gjykimi i kësaj përballje vendimtare për të dyja ekipet i është besuar 43-vjecarit Maurizio Mariani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026