Milani eliminon Interin dhe kalon në finale, ëndërron trofeun

24 Prill 2025 | 10:13

Derbi nuk ka asnjëherë favorit, kjo është shprehje që gjen vend dhe në klasiken e Milanos të luajtur të mërkurën, aty ku kuqezinjtë e Conceicaos mposhtën rivalët e tyre zikaltër dhe prenë biletën për finalen e kupës së Italisë. Një duel në të cilin Milani u tregua cinik, duke shfrytëzuar mundësitë e krijuara e në fund shënuar 3 gola që mbajnë ndezur shpresën për të shpëtuar sezonin.

Si rrallëherë, kuqezinjtë realizuan në të gjitha shanset serioze të krijuara, teksa arritën të gjejnë avantazhin në minutën e 36’ me Luka Joviç, një bast i fituar nga trajneri portugez. Sulmuesi serb realizoi sërish në pjesën e dytë, ndërsa fitoren 3-0 e vulosi Reijnders, falë një aksioni të rrjedhshëm të Milanit. Në anën tjetër, Interi humbi disa mundësi shënimi me Lautaro Martinez apo Di Marco, duke humbur në fund dhe trofeun e dhënë mundësinë rivalëve të shkelin në finale.

Milani pret fituesin e çiftit Bolonja-Empoli, duel që luhet në mbrëmje. Sfida e parë u mbyll në shifrat 3-0, e me kualitetet që ka Bolonja pak gjasa ka të përmbyset, kështu që do të bëhet gati për të luajtur në finale me Milanin, një duel që pritet të jetë vërtet interesant, pasi skuadra e Vincenzo Italianos po kalon një formë të jashtëzakonshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026