Fitorja me Dinamon, Tirana në play-out, Partizani në Final 4! Bien Skënderbeu e Laçi
Superliga ka mbyllur këtë të dielë ndeshjet e fundit të sezonit, duke i hapur rrugë fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampionia e Shqipërisë për edicionin 2024-2025.
Pas rezultateve të kësaj dite, Skënderbeu dhe Laçi zyrtarizuan rënien në Kategorinë e Parë, ndërsa Tirana, e cila mbylli sezonin në vendin e tetë, ka një mundësi të fundit për të shpëtuar nga rënia pasi do të luaj në play-out.
Tirana fitoi 2-0 ndaj Dinamos, duke e mbyllur sezonin në vendin e tetë dhe duke siguruar pjesëmarrjen në play-out.
Ndërkaq, Partizani ka mundur Elbasanin në një ndeshje të rëndësishme për zonën e “Final 4”, duke fituar 2-0. Me këtë fitore, të kuqtë sigurojnë një vend në katërshe, ndërsa verdheblutë mbeten jashtë konkurrencës për titullin kampion.
Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani janë skuadrat që do të garojnë në “Final 4”, ku do të vendoset emri i skuadrës që do të shpallet kampione e Shqipërisë për këtë sezon.
Skënderbeu ra nga Kategoria Superiore pas humbjes 1-2 ndaj Byllis, ndërsa iu bashkua dhe Laçi pas barazimit 1-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë.
Rezultatet e javës së 36-të
Dinamo Tirana 0 – 2 KF Tirana
Partizani 2 – 0 AF Elbasani
Skenderbeu 1 – 2 Bylis
Teuta 2 – 1 Egnatia
Vllaznia 1 – 1 Laci

LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë