Tirana shkatërron Partizanin në derbi, 3 pikë shprese për bardheblutë

7 Prill 2025 | 22:03

Tirana ka arritur një fitore të rëndësishme 3-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, duke marrë një 3 pikësh jetik për mbijetesën në Superligë.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 8-të të klasifikimit me 35 pikë, aq sa ka dhe Teuta e vendit të 9-të, ndërsa Laçi pozicionohet i fundit me 33 pikë. Partizani mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, i ndjekur hap pas hapi nga Elbasani me 46 pikë, i cili fitoi ndaj Egnatias.

Momentet e ndeshjes:

  • 19′ GOL! Tirana shënon golin e parë me anë të Zharmunit. Pas një goditjeje dënimi, topi godet traun e portës dhe, në kthim, Zharmuni e dërgon topin në rrjetë me kokë.
  • 41′ GOL! Zharmuni shënon dopietë. Pas një depërtimi të bukur në zonë, pasimi i tij ndalet me dorë dhe Xhaja akordon penallti. Zharmuni tregohet i saktë nga 11 metra.
  • 68′ GOL! Tirana shënon golin e tretë kur Ernest driblon Alban Hoxhën dhe portieri i Partizanit e ndalon me faull në zonë. Ernest nuk gabon nga pika e penalltisë dhe e çon rezultatin në 3-0.
  • 88′ GOL! Keko shënon një supergol nga rreth 30 metra ku Selmanit i shpëton nga dora topi i cili ndalet në rrjetë. Të kuqtë festojnë por Xhaja bën shenjë që goli nuk vlen për një pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

Formacionet:

  • Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest.
    Trajner: Bledi Shkëmbi.

  • Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko.
    Trajner: Skënder Gega.

Komisioni i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ia kishte besuar Juxhin Xhajës drejtësinë në derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Arbitri i FIFA u asistua nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo ndërsa Florjan Lata ishte arbitri i katërt. Në VAR ishite Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR Emanuela Rusta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026