“E nxori Dinamon nga kategoria”, Dabulla: Shkëmbi po bën të njejtën gjë me Tiranën

7 Prill 2025 | 08:27

I ftuar në studion e “Max Sport”, në Euronews Albania, ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, është shprehur se nëse Tirana humbet kundër Partizanit, do të rrëzohet nga elita e futbollit shqiptar.

Dabulla tha se Tirana duhet të fitojë me patjetër katër ndeshje për të shpëtuar, por që të fitojë katër ndeshje në këtë pikë të kampionatit, kur të gjithë duan pikë, sipas tij është shumë e vështirë.

“E kam thënë që Tirana është më e rrezikuar. E kam thënë që do të luftojë për të shpëtuar Play Out-in, në fakt po lufton për të shpëtuar rënien, pra situata është më e keqe. Derbi nesër me Partizanin? Nëse Tirana nuk fiton nesër, del nga Superiorja. Nëse fiton nesër, ka shpresë për të mbijetuar.

Dabulla tha se te Tirana kanë gabuar të gjithë pasi sipas tij nuk këta as trajneri as lojtarët nuk janë të duhurit.

“Ky trajner që kemi aktualisht ka nxjerrë Dinamon nga kategoria me 1 milionë e gjysmë euro buxhet, Tirana po del nga kategoria dhe ka 1 milionë euro buxhet, se ndoshta nuk e dinë njerëzit dhe thonë se ka ulur buxhetin, por Tirana ka 1 milionë euro buxhet dhe paguan 95 mijë euro rroga mujore tani që flasim. Janë paguar rrogat, mund të ketë pak vonesa si ndodh zakonisht, por nuk është problem parash. Po na vjen turp që kemi luajtur me Tiranën, një tifozi të Tiranës tani i vjen turp të thotë se është tifoz i Tiranës”, tha Dabulla.

Tirana është duke vuajtur në një sezon aspak të mirë. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit të Superligës dhe janë vetëm tre pikë larg Teutës, e cila ndodhet në sezonin e Play Out.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026