Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur
Një trajler i drejtuar nga një 36-vjeçar shqiptar dhe një Volkswagen Tiguan i drejtuar nga një 46-vjeçar janë përplasur në Prizren.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë në vendngjarje 32-vjeçarja shqiptare, e cila ishte pasagjere në fuoristradën Tiguan.
Aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, me drejtim Prizren–Morinë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se në aksident janë përfshirë një makinë e llojit Volkswagen Tiguan me targa të Shqipërisë, e cila drejtohej nga shoferi 46-vjeçar, dhe një kamion i tipit Mercedes Benz trailer me targa po ashtu të Shqipërisë, që drejtohej nga një 36-vjeçar shqiptar.
Ekipet mjekësore kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht atje është konfirmuar vdekja e 32-vjeçares shqiptare. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, shoferi dhe pasagjerja tjetër në makinën Volkswagen Tiguan.
Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po marrin ndihmën e parë dhe janë në kujdesin e mjekëve ndërkohë, shoferi i trajlerit që u përfshi në aksident me makinën nuk ka pësuar lëndime.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë respektive të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i vajzës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre