Ministri gjerman i Mbrojtjes njoftoi mundësinë e rikthimit të rekrutimit ushtarak

15 Maj 2025 | 08:41

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha sot se ekziston mundësia që vendi të rikthejë rekrutimin e detyrueshëm ushtarak nëse shumë pak njerëz paraqiten vullnetarë për ushtrinë.

Pistorius tha se një program i ri i rekrutimit vullnetar ushtarak do të fillojë këtë vit me qëllim rindërtimin e ushtrisë gjermane, e cila po përballet me mungesë trupash, raporton Politico.

“Kemi rënë dakord që fillimisht do të mbështetemi te vullnetarizmi – një shërbim që fillimisht është vullnetar dhe synon të inkurajojë të rinjtë t’i shërbejnë vendit të tyre.

Dhe e them këtë me qëllim dhe sinqerisht: theksi vihet edhe te “në fillim”, në rast se nuk mund të rekrutojmë mjaftueshëm vullnetarë”, paralajmëroi ai.

Pistorius theksoi se Gjermania do të udhëheqë ushtarakisht së bashku me Francën, Britaninë e Madhe dhe Poloninë, duke shtuar se siguria e Evropës është “përgjegjësi e vetë evropianëve”.

Ai vuri në dukje se Bundeswehr ka rreth 181,500 ushtarë aktivë, që është dukshëm më pak se objektivi prej 203,000 deri në vitin 2031.

Rekrutimi është rritur me 20 përqind në fillim të vitit 2025, por “ende kemi shumë pak njerëz për atë që forcat tona të armatosura duhet të arrijnë”, tha ai, duke shtuar se qeveria e re e koalicionit mbështet fushatën e rekrutimit dhe kancelari Friedrich Mertz premtoi sot gjatë një fjalimi në Bundestag se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë në Evropë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026